Shenoi nje gol shume te rendesishem ndaj Tiranes duke i dhene barazimin Vllaznise dhe Demir Imeri eshte ndjere i lumtur per ate top te derguar ne rrjeten e portierit Bekaj dhe per me teper me nje goditje me koke ndonese ky nuk eshte prioriteti i lojes se tij.
Ky ishte goli i tretë i tij me fanellën e Vllaznisë këtë sezon, nderkohe qe ka qene i pafat edhe ne ndonje rast tjeter sepse topat e goditur prej tij kane goditur shtyllat e portave te kundershtarit.
Por shqiptari i Maqedonisë së Veriut, nëse nuk është më i miri si golashënues, është më i miri si “njeriu- asist”. Demir Imeri ka dhënë katë asiste deri më tani duke qenë lojtari që ka dhënë më shumë pasime të fundit për gol dhe për këtë arsye, mund të konsiderohet si një blerje e goditur e Vllaznisë së këtij viti.
Trajneri Brdariç ka shume besim tek aftesite e ketij lojtari dhe per rrjedhoje ai eshte gjithnje ne formacion dhe ne fakt edhe Imeri ia ka shperblyer me lojen, golat dhe mbi te gjitha me asistet e tij./SHKODRA-SPORT.COM/







