Problemi i vetëm janë kartonët Në prag të nisjes së kampionatit, teksa Tirana do të luajë me Vllazninë, problemi kryesor i bardhebluve mbetet një tjetër.

Skuadra ka pesë titullarë që janë me tre kartonë të verdhë dhe që nëse ndëshkohen me shkodranët mungojnë me Kukësin. Kështu, Filip Najdovski, Zhoselin Behiratçe, Ëngjëll Hoti, Vesel Limaj dhe Taulant Seferi janë me nga tre kartonë të verdhë.

Nëse ndëshkohen, humbasin sfidën me Dinamon. Bardheblutë duhet të tregohen të kujdesshëm në sfidat në vazhdim të Superiores. Tirana është një nga ekipet më të reja në Superiore, me moshë 23.5 vjeç.

Bardheblutë janë skuadër e kompletuar në të gjitha aspektet. Gjithsesi, ekipi ka lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Bregu i Fildishtë, Anglia, Gana. Më saktë, janë 10 të huaj te bardheblutë, sepse edhe Hoti e Limaj konsiderohen të huaj, sepse kanë pasaportë gjermane.