Vllaznia do të luajë ditën e sotme një ndeshje miqësore ndaj Tërbunit. Shkodranët kishin planifikuar që të përballeshin me Prishtinën, por ky takim u anulluar për shkak të Covid-19.

Drejtuesit e klubit nuk humbën kohë dhe gjetën një tjetër kundërshtar dhe sot sfidojnë ekipin e Tërbunit që luan në Kategorinë e Parë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 14:00. Nje ndeshje qw pritet me interes edhe nga tifozet shkodrane qe duan te shohin ne fushen e lojes skuadren e tyre te zemres.

Ky test do t’I shërbejë trajnerit Brdaric për të parë gjendjen e lojtarëve një javë përpara rinisjes së kampionatit si dhe të parë disa lojtarë që janë afruar në merkato.