Prej tre ditesh ka nisur nje aventure te re me Vllaznine. Kjo eshte skuadra e dyte e kampionatit shqiptar me te cilen do te aktivizohet pasi tre sezone me pare ka qene pjese e Kamzes ne Superlige.
E kemi fjalen per mesfushorin me tipare sulmuese, Demir Imeri. Ai dje ka debutuar ne miqesoren ndaj Kastriotit dhe ka bere nje paraqitje pergjithesisht te mire. Stafi teknik duket se ka besim ne aftesite e tij dhe per rrjedhoje e konsideron nje element me rendesi ne manovren sulmuese.
Futbollisti me origjinë nga Kërçova, Demir Imeri të hënën ka zyrtarizuar transferimin e tij te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës. Imeri, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ukrainase të Olimpik Donjetsk, me Vllazninë ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk”, ai tregoi edhe arsyen pse pranoi pikërisht ofertën e skuadrës shkodrane.
“Ajo që më shtyrë të nënshkruajë me Vllazninë, është plani i tyre dhe fakti se ata konsiderohen si skuadra e dytë e Rijekës nga Kroacia. Gjithashtu duhet cekur se bëhet fjalë për një skuadër me traditë të madhe në Shqipëri, ndryshe siç njihet Shkodra, si djepi i futbollit shqiptarë” – tha Demir Imeri.
Për 24-vjeçarin Imeri kjo do të jetë hera e dytë që do të luaj në Superligën e Shqipërisë, aty ku kishte luajtur edhe në sezonin 2017/2018 me ekipin e Kamzës. Imeri në Superligën shqiptare numëron 21 ndeshje, 3 gola dhe 2 asiste.