Së fundmi, është duke qarkulluar lajmi, mbi një dënim të mundshëm të UEFA-s në drejtim të Shqipërisë, për shkak të ngjarjeve të ndodhura gjatë zgjedhjeve, ku tashmë janë të pezulluar edhe dy drejtuesit më të lartë të FSHF, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku dhe presidenti Armand Duka.

Shqipëria rrezikon të humbasë edhe finalen e Conference League, për të cilën thuhet se mund të zhvendoset në Athinë.

Në lidhje me këtë, gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se tashmë UEFA nuk fal më.

Duhet të bëjmë kronologjinë, pse erdhëm deri këtu. Kemi një burim në FSHF, ku bëhet e ditur se po përflitet për largimin e finales së Conference League nga Tirana në Athinë. Kronologjia ccoi në përpilimin e një raporti. Të gjithë jemi kosientë për ato akuza që u bënë ndaj FSHF.

Duhet të përcaktojmë një fakt. Dy zyrtarët më të lartë në FSHF, që janë pezulluar, nuk është se kanë ndonjë akuzë, apo ndonjë të pandehur. Thjesht janë pezulluar. Futbolli i ka rregulluar vetë të gjitha çështjet ndër vite. Nuk mund të futet gjykata penale apo civile, në situata të tilla. Futbolli e vetëpastron familjen e vet.

Raporti që ishte dërguar nga UEFA, fillimisht kishte një kërkesë, që zgjedhjet të zhvilloheshin më 2 mars. Si përfundim, kemi të bëjmë me një vendim, ku ka të bëjë me pezullimin e dy zyrtarëve më të lartë. Këtu UEFA nuk mund të falë më. Publikut duhet t’i serviret raporti.