Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, komentoi raportimin, ku flitet për një dënim të Shqipërisë nga UEFA, për shkak të ndërhyrjes së politikës në futboll.

Sipas Starovës, në rast se diçka e tillë ndodh, atëherë do të ishte një pezullim edhe për futbollin shqiptar ne teresi.

“UEFA nuk toleron të tilla raste dhe dënon ashpër. Unë e kam provuar edhe vetë. Nuk është problemi se po na ikën finalja, por kështu pezullohet futbolli praktikisht.

Këtu nuk ka akuza direkte për dy drejtuesit kryesorë që janë të pezulluar. Duhet të presim të hetohen gjërat dhe më pas të shikojmë.

Humbje e madhe është heqja e finales së Conference League. Mund të ketë penzilime për kombëtaren dhe klubet shqiptare”.