Vendimi i Gjykates se Apelit per te lene serish ne fuqi pezullimin nga detyra te Presidentit te FSHF-se Armand Duka dhe sekretarit te pergjithshem te ketij institucioni Ilir Shulku, mund te krijoje probleme per futbollin shqiptar.
I ketij mendimi eshte edhe gazetari i njohur sportiv Bashkim Tufa, i cili ne emisionin “Ora Sport” u shpreh se 37 persona që hedhin para nga xhepi i tyre kanë votuar për Dukën.
Ai tha se gjykatat e kanë pezulluar Dukën dhe normalisht kampioni nuk duhet të luhej sepse është pezulluar kreu i FSHF-së dhe sekretari i përgjithshëm.
“Jetojmë në një vend absurditetesh. 37 persona që hedhin para nga xhepi i tyre kanë votuar për Dukën dhe këto gjykatat e kanë pezulluar Dukën.
Normalisht kampionATI nuk duhet të luhej sepse është pezulluar Duka. Është pezulluar edhe sekretari i FSHF-së që organizon kampionatin”- eshte shprehur Tufa./SHKODRA-SPORT.COM/