Lajmi se UEFA po ben gati nje denim te rende per Shqiperine, per shkak te nderhyrjes se shtetit tek futbolli, ka shkaktuar jo pak tension ne ambjentin sportiv shqiptar.

Ne Ora Sport gazetari Eno Skarço, u shpreh se rreziku është evident dhe pothuajse e kemi humbur finalen e konferencë ligë.

Ai tha se ka informacione që UEFA është duke biseduar me federatën greke për ta zhvilluar këtë finale atje dhe jo në vendin tonë.

“Rreziku është evident dhe pothuajse e kemi humbur finalen. Mua më konfirmojnë dhe kam qenë në kontakt në Greqi dhe më kanë thënë se kanë pasur kontakte nga EUFA dhe federatës greke.

Ata japin garanci për zhvillimin e finales në Athinë. Nëse nuk do të ketë ndryshime do të ketë garanci për një finale në një vend tjetër”.