Vllaznia u-17 u kurorëzua si kampione në këtë edicion futbollistik në kampionatin e moshave. Për këtë arritje ka folur edhe zv.trajneri i kuqebluve, Denis Zmijani. Ai shprehet shumë i gëzuar për këtë arritje të djelmoshave të rinj shkodranë.

Ndër të tjera ai thekson se përveç kënaqësisë së shpalljes kampion, objektiv për akademinë dhe stafin e trajnerëve që punojnë aty është nxjerrja e sa më shumë elementëve.

Zmijani tha: “Jemi krenarë për fitmin e kampionatit tek u-17. Mund ta them me plot gojën që ka pasur një rivalitet të jashtëzakonshëm në këtë sezon. Kjo edhe për shkak se kampionati i moshave u riformatua në fillimin e sezonit dhe kjo për mendimin tim e ka rritur shumë cilësinë. Ku patjetër ka elementë që do shërbejnë në të ardhmen.

Objektivi i ynë si akademi dhe staf trajnerësh patjetër që është nxjerrja e sa më shumë elementëve për ekipin e parë. Mund t’iu siguroj se edhe vëmendja e drejtuesve të Vllaznisë është tek elementi i ri. Ka pasur një qasje tjetër ndaj akademisë këtë sezon dhe besoj se i është kushtuar më shumë vëmendje. Ne kemi lojtarë që premtojnë shumë.

Por pa për të përmendur emra të veçantë, pasi ne kemi edhe golashënuesin më të mirë tek u-17. Uroj të vijojmë në këtë rrugë dhe të shoqërohemi jo vetëm nga sukseset, por edhe nga promovimi i sa më shumë futbollistëve”.
Endri ÇINARI