Vllaznia e femrave do te kerkoje te beje te veten sot edhe trofeun e 10-te te Kupes se Shqiperise, per te barazuar ne kete menyre numrin e titujve kampione dhe per te mbyllur ne kete menyre nje dekade te jashtezakonshme per te dhe futbollin e femrave ne vendin tone.

Ajo do te ndeshet ne finale ndaj Apolonise, ne ndeshjen qe do te startoje ne oren 16.00 ne “Shtepine e Futbollit” ne Tirane. Nje ndeshje qe pritet me shume interes nga te dy ekipet. Fieraket do tentojne mrekulline per te fituar te paren kupe ne historine e tyre, ndersa shkodranet per te koleksionuar te 10-ten.

Por nga ana tjeter, Vllaznia do te kerkoje te mos e ndale ecurine e saj pozitive dhe te munde Apolonine, skuader e cila vetem tre jave me pare beri çmos ta ndalte ne ndeshjen e kampionatit qe u luajt ne Fier por nuk ia doli dot.

Finalja e sotme do jete edhe nje “lufte” ne mes dy golashenueseve me te mira te kampionatit, Megi Doçit dhe Valentina Trokes. Kjo sepse kjo e fundit, “i vodhi” titullin e golashenueses me te mire, gje qe solli nje reagim te ashper te sulmueses se Vllaznise.

Pikerisht per keto arsye, finalja e sotme pritet te jete shume interesante dhe qe do kete edhe vemendjen e tifozeve te te dy ekipeve, pavaresisht se luhet ne kryeqyte./SHKODRA-SPORT.COM/