Në ndeshjet derbi gjithmonë stadiumi tejmbushjet nga tifozët, ashtu siç ndodh në “El Clasico” apo në derbin “Della Madonina”, gjithsesi parashikimet i ka thyer përballja mes Tractor Sazi dhe Esteghlal, e njohur ndryshe si derbi i Iranit.
Kjo sfidë ka vendosur rekord për shikueshmërinë në stadium në një ndeshje futbolli. Plot 100 mijë tifozë kanë qenë në “Yadegar-e Emam Stadium”, madje numri ka qenë edhe më i lartë pasi një pjesë e madhe e tifozëve kanë qëndruar në këmbë e shumë të tjerë janë pozicionuar përbri një kodre pranë stadiumit duke shikuar ndeshjen nga jashtë.
Ashkan Dejagah-in Golü
100.000 kişilik zafer!
İran liginin Seyirci Rekoru Sındı🔥
اشکان دژاگهیین گلو
۱۰۰.۰۰۰ نفرلیک ظفر
ایران لیگینین تماشاگر رکوردو سیندی pic.twitter.com/ZqcPrlCkJF— TRACTOR FC 🏆 (@TractorOfficial) February 15, 2019
Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0, për vendasit e Tractor, teksa Ashkan Dejagah ishte përcaktues me golin e tij, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe për Fulham e Wolfsburg. Fitues në këtë përballje doli edhe Kevin Constant, ish-mbrojtësi i Milanit që tani vesh fanellën e Tractor, ndër të tjerë emra të njohur eurpian ishin Masoud Shojaei (Osasuna) ose Anthony Stokes (Celtic)./telesport/







