Pjesa më e madhe e skuadrës aktuale të Partizanit nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë derbin me Tiranën.

Plot 19 lojtarë, që janë aktivizuar në këtë sezon, një pjesë e të cilëve kanë ardhur në verë, nuk e kanë fituar asnjëherë derbin me Tiranën.

Ata që e dinë shijen e të fituarit të kësaj ndeshjeje janë vetëm 7 lojtarë të skuadrës aktualë të të kuqve.

Një prej tyre është Hoti, por ai di vetëm si shijohet nga ana tjetër, sepse vjet ishte pjesë e Tiranës. Hoxha, Bitri, Murataj dhe Cara i kanë mposhtur bardheblutë më parë.

Telushi dhe Romero erdhën këtë verë, por në eksperiencat e mëparshme te Partizani, e kanë mposhtur Tiranën dhe mund t’i japin ndonjë mësim pjesës tjetër.