Didier Deshamp, trajnerit të Francës, nuk i mbetet asgjë tjetër në fund, përveçse t’i përulet kundërshtarit, ndërsa nuk largon nga vetja përgjegjësitë për humbjen e djeshme, e cila mund të lërë “gjelat” jashtë gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve.

“Ishte vetëm një skuadër në fushë, por mbi të gjitha nuk kisha parë prej kohësh një skuadër kaq të uritur për fitoren, ndërsa ne iu dorëzuam vrullit të tyre.

Nuk dua të largoj nga vetja asgjë nga kjo analizë që bëra, e cila edhe pse me pak fjalë flet shumë për ndeshjen tonë dhe atë të kundërshtarit.

Thjesht, nëse i lejon kësaj Holande plot me talente që të luajë në komoditet të plotë, pëson pikërisht këtë që na ndodhi ne”.

Hollanda mundi mbreme Francen me rezultatin 2-0 por jo vetem kaq. Loja e tulipaneve ka qene e mrekullueshme dhe ka bere per vete te gjithe.