Reali i Madridit është duke pritur me ankth përfundimin e ndeshjeve të kombëtareve dhe shpreson që lojtarët të kthehen të padëmtuar. Dhe “galaktikët” janë duke u kujdesur nga larg duke vëzhguar gjithçka ndodh.

Sipas gazetës “MARCA”, madrilenët i kanë dërguar një mesazh yllit të tyre Garet Bejl, ku i kërkojnë që të mos vijë në Shqipëri për të luajtur ndeshjen miqësore në “Elbasan Arena” Shqipëri-Uells.

Ata kanë folur gjithashtu me drejtuesit e federatës uellsiane që ta lirojnë futbollistin nga kjo miqësore, për shkak se situata e tij nuk ka qenë shumë e mirë dhe ka pasur probleme fizike të shumta. Nëse Bejl nuk vjen, atëherë kuqezinjtë do të humbasin shansin për të sfiduar yllin madrilen.

Ne fakt ne Shqiperi tifozet duan te jene ne “Elbasan Arena” kryesisht edhe per te pare Bejl dhe nese ai nuk vjen, padyshim qe interesi per kete takim miqesore do te zbehet.