HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Dhimbje koke' për trajnerin Brdariç, lojtari titullar dëmtohet dy ditë para sfidës...

‘Dhimbje koke’ për trajnerin Brdariç, lojtari titullar dëmtohet dy ditë para sfidës me Tiranën

Lajme aspak të mira për Vllazninë dhe trajneri Brdariç në prag të sfidës ndaj Tiranës. Ditën e sotme skuadra shkodrane ka kryer stërvitjen e radhës, por mbrojtësi i majtë, Isaevksi ka pësuar një dëmtim.

Ka ndodhur menjehere sapo ka filluar stervitje dhe mbrojtesi Isaevksi ka pësuar një goditje në kavilje gjate nje perpjekje per te shmangur nje nga shoket e tij te ekipit.

Shkalla e dëmtimit nuk është bërë ende e ditur, por lojtari me shumë mundësi do të humbasë sfidën e radhës. Lojtari menjehere ne fakt eshte nisur per te kryer ekzaminimet dhe ato do te vendosin shkallen e tij.

Vllaznia do të luajë ditën e shtunë ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”, në orën 13:00. Tashmë përveç, Markut, listës së mungesave mund t’iI shtohet edhe Isaevksi ndonese ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments