Sezonin e kaluar mori Eridon Qardakun nga Vllaznia dhe nuk u zhgenjye. Bylis ka hedhur syte serish nga Shkodra dhe duket se do te beje per vete edhe nje tjeter futbollist te talentuar shkodran.
Behet fjale per Aleksander Trumçin. Lojtari i rritur tek Akademia e KF Shkodra, sezonin e kaluar ka qene pjese e Veleçikut ne kategorine e pare, por prej disa ditesh ndodhet ne Ballsh ku ka nisur stervitjen nen drejtimin e trajnerit Dovedan.
Perveç Trumçit, me Byls eshte duke u stervitur edhe futbollistje tjeter 20 vjeçar, lezhjani Redjon Danaj. Ai ka qene pjese e Shenkollit sezonin e kaluar dhe tashme pret shansin e tij me mallakastriotet.
Të dy keta lojtarët kanë luajtur në miqësoren ndaj Apolonise. Trumçi e Danaj janë duke u ambientuar mjaft mirë në Ballsh, ndërsa skuadra mallakastriote, krahas të rinjve të saj, është duke synuar që të afrojë në merkato edhe lojtarë nën 21 vjeç, duke qenë se do të garojë edhe në kampionatin U-21 që nis në tetor.