Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARE"Dhimbje koke" tek Vllaznia. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në pikëpyetje...

“Dhimbje koke” tek Vllaznia. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në pikëpyetje për nesër

Kur dukej se gjërat po shkonin mirë në kampin shkodran në pragndeshjen me Ilirinë, krejt papritur është shfaqur një problem i cili mund të rezultojë edhe i rëndësishëm.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Vllaznisë, pikërisht sulmuesi brazilian Silvio Rodrigues Pereira Junior, është në dyshim për t’u aktivizuar nesër ndaj Ilirisë.

Në dy ditët e fundit shënuesi më i mirë i kuqebluve ka ndjerë një shqetësim muskular në pjesën e prapme të kofshës dhe për këtë arsye, ka zhvilluar një stërvitje të diferencuar.

Junior do të jetë pjesë e 18-shes për takimin e nesërm megjithatë ende nuk është e sigurtë nëse do të luajë apo jo. Në rast se nuk do rikuperohet në kohë, trajneri Lika ka menduar edhe zgjidhjen për zëvendësimin e tij.

Në fushë nga minuta e parë do të jetë nigeriani Eziamaka. Gjithsesi deri nesër pritet të ketë një përgjigje pozitive nga stafi mjekësor për aktivizimin e brazilianit.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments