Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJDhunë në futbollin argjentinas, rrihen keq gjyqtarët (Video)

Dhunë në futbollin argjentinas, rrihen keq gjyqtarët (Video)

Dhuna në futboll vjen me disa skena të tmerrshme nga Argjentina, të denja për filmat horror. Ngjarja e fundit e dhunshme ka ndodhur në ligën e katërt të futbollit. Në çerekfinalen mes Juventus de Pergamino dhe Independiente de Chilvilcoi, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në avantazh 1-0 për miqtë.

Por, menjëherë pasi lojtarët dhe arbitrat u drejtuan për te dhomat e zhveshjeve, tifozët vendas të Juvetus de Pergamino u futën në fushë dhe iu drejtuan arbitrave të ndeshjes.


Siç raportojnë mediat argjentinase, arbitri Bruno Amiconi dhe asistentët Marcelo Acosta dhe Maurizio Luna, u transportuan menjëherë për në spital. Fotot po qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, ku shihet një gjyqtar i mbuluar në gjak në dhomat e zhveshjeve, apo koka e çarë thellë. Për të kuptuar më shumë, shihni këto pamje:

© shkodrasport.com

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments