Shumë dilema për t’u zgjidhur te Vllaznia në prag të rikthimit të skuadrës në fushë. Trajneri Mirel Josa ka planifikuar që ekipi të nisë përgatitjet më 15 qershor, duke qenë se në ndryshim nga klubet e tjera që marrin pjesë në Ligën e Konferencës, shkodranët do të jenë në turin e dytë dhe ndeshjen e parë e luajnë më 21 korrik.

Klubi ka kohën e nevojshme për të zgjidhur së pari çështjen e kontratave me disa prej titullarëve. Nëse me portierin Zogoviç gjërat janë në rrugë të mbarë dhe është arritur marrëveshja në parim për të rinovuar edhe një sezon kontratën, e kundërta mund të thuhet për lojtarët e tjerë. “Panorama Sport” mëson se në orët në vijim drejtuesit do të ulen me mesfushorin Fjoart Jonuzi dhe mbrojtësin Mevlan Adili për të vendosur përfundimisht të ardhmen.

Klubi u ka ofruar kontrata të reja të dy lojtarëve, por ata janë të dyzuar për të firmosur, pasi njëkohësisht kanë disa opsione, qoftë brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij. Nga ana tjetër, nuk ka garanci edhe për Esin Hakajn, paçka se në Ligën e Konferencës ka vendosur të luajë me kuqeblutë deri në momentin kur ekipi të eliminohet. Në fund kontrate është edhe Darko Bulatoviç, por ashtu si Hakaj, ka një akord me klubin për të qenë edhe në Europë.

SULMUESIT

Fahrudin Gjurgjeviç pritet që të jetë një nga largimet e para të Vllaznisë. Sulmuesi maqedonas u grumbullua në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke kaluar plotësisht dëmtimin që pësoi që në kohën kur trajner ishte Elvis Plori. Edhe pse maqedonasi është nën kontratë me klubin për sezonin tjetër, gjasat më të mëdha janë që Vllaznia dhe Gjurgjeviç të gjejnë një marrëveshje me konsensus.

I ardhur në verën e kaluar për të mbajtur peshën e sulmit tëshkodranëve, sulmuesi shkëlqeu vetëm në ndeshjen ndaj Shiroki Brijegut në Europë, kushënoi dy herë, ndërsa më pasnë kampionat, realizoi vetëmnjë gol. Por, përveç Gjurgjeviç, te Vllaznia ka paqartësi edhepër sulmuesin tjetër, Ante Aralica, i cili ka qenë titullar fiksnë sezonin e fundit.

Në fuqika një kontratë edhe për sezonin e ri, por me klauzolënqë duhen rishikuar termat financiarë. Mësohet se palëtende nuk janë ulur në bisedime, por për momentin e sigurt është që sulmuesi do tëjetë pjesë e ekipit edhe nëLigën e Konferencës. Në kontratën e kroatit parashikohetnjë rritje e pagës nëse qëndronedhe një sezon. Mbetet për t’uparë tashmë se çfarë do tëbëhet pas bisedimeve mespalëve.