Me largimin e Ardit Krymit nga Vllaznia, drejtuesit e saj kishin bere planet per ta zevendesuar me futbollistin e Laçit Julian Shehu, por gjerat nuk kane shkuar ashtu siç ata kane deshiruar.

Kjo sepse Juljan Shehu do jetë lojtari më i ri i Widzew Lodz në Poloni. Klubi polak e mbylli në vend të dytë sezonin e fundit në ligën e dytë, duke fituar kështu të drejtën për të luajtur në elitën e futbollit polak sezonin e ardhshëm.

Shehu e kishte vendosur prej kohësh që pasi ta mbyllte me Laçin, ta vazhdonte karrierën e tij jashtë Shqipërisë. Mesfushori ka kryer testet mjekësore te klubi i ri, ndërsa është në pritje të zyrtarizimit dhe tifozët e klubit polak duken entuziast për prurjen e re.

Te Vllaznia apo dhe ndonje skuader tjeter shqiptare qe e kishte ne planet e saj, tashme duhet te mendojne per te gjetur lojtar tjeter sepse nje nga mesfushoret me te mire te kampionatit tone, do ta vijoje karrieren e tij ne Poloni.