HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo nis sot stërvitjen me staf të ri, por me disa… të...

Dinamo nis sot stërvitjen me staf të ri, por me disa… të panjohura

Dinamo do të fillojë sot stërvitjen dhe njëkohësisht përgatitjet e sezonit të ri. Ekipi është lajmëruar të mblidhet fillimisht në Arbanë, aty ku është edhe selia e bluve, teksa pritet të jenë të pranishëm edhe drejtuesit e klubit. Më pas, do të nisë stërvitja në kompleksin “Football Republic”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë grupi i futbollistëve, por mësohet se dotë jenë një pjesë e mirë e atyre që mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë. Përjashtim mund të bëjnë të huajt, që pritet tëbashkohen më vonë me grupin.

Nga afrimet pritet të jetë qënë ditën e parë mbrojtësit Albion Marku dhe Rustem Hoxha, por ndoshta edhe ndonjë nga emrat e përmendur së fundmi nëgazetë. Një e panjohur tjetër është pjesa e stafit teknik, qëduhet plotësuar.

Ylli Shameti pritet të jetë ndihmëstrajner te blutë, ndërsa për përgatitësin atletik nuk është përmendur asnjë emër. Sot do të zbulohet më shumë për Dinamon e sezonit të ri, që do të drejtohet nga Dritan Mehmeti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments