Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo nuk preferon Shkodrën para ndeshjes me Vllazninë, zgjedh qytetin bregdetar

Dinamo nuk preferon Shkodrën para ndeshjes me Vllazninë, zgjedh qytetin bregdetar

Vllaznia do presë sonte në orën 19:45 Dinamon për ndeshjen e javës së 5-të të Superligës. Një takim qëdo mbyllë edhe këtë raund të kampionatit.

Ndeshja parashikohet të jetë shumë e luftuar për shkak se të dy skuadrat duan të marrin pikët e plota pas 3 barazimeve rradhazi secila.

Por, në një ndeshje kaq të rëndësishme, ekipi i Dinamos nuk ka preferuar të udhëtojë drejt Shkodrës 1 ditë para siç është zakoni. “Shkodra Sport” ndërmjet burimeve brenda klubit kryeqytetas mëson se “nëndetësja” blu është grumbulluar në qytetin e Durrësit.

18 herë kampionët e vendit kanë preferuar qytetin bregdetar për të përgatitur ndeshjen kundër Vllaznisë. Ata do udhëtojnë sot drejt Shkodrës direkt në stadiumin “Loro Boriçi” për zhvillmin e ndeshjes. Diçka ndoshta e çuditshme pasi ekipet e kryeqytetit gjithmonë kanë udhëtuar 1 ditë para drejt Shkodrës.

Epo ndoshta tek Dinamo mund të mendojnë se kjo mund të sjellë fat. Këtë do e shohim sonte, se kush do ketë mundësinë të triumfojë në ndeshjen e fundit të javës së 5-të të kampionatit.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments