Dinamo është rikthyer te dashuria për italianët. Blutë e kryeqytetit konfirmuan dje largimin e Bledar Devollit dhe në vend të tij do prezantojnë Rodolfo Vanolin.

59 vjeçari ka një eksperiencë të pasur në klubet e Ballkanit, ndërsa është shpallur kampion me Koper në Slloveni.

Me skemën e preferuar 3-5-2, Vanoli pritet që sot të jetë para skuadrës për të vijuar me punën për ndeshjen e radhës. Kundër kryesuesve të Tiranës, kjo është ndeshja debutuese e teknikut të ri të Dinamos, të shtunë në 16:45 në “Elbasan Arena”.

Nëndetësja vuan këtë sezon me 23 pikë në vendin e parafundit të tabelës pas 25 ndeshjeve, teksa ka 33 pikë diferencë me Tiranën e vendit të parë./newsport/