Deçiç shkaktoi surprizen e madhe duke u shpallur pak dite me pare kampion i Malit te Zi. Themi surprize ngaqe ishte titulli i pare ne historine e kesaj skuadre, por ne fakt ajo keto kater vitet e fundit ka qene ne eliten e futbollit te ketij vendi. Ne suksesin e fundit kane kontribuar te gjithe futbollistet, disa prej te cileve madje kane filluar te marrin tashme edhe ofertat e para.
Shtypi malazez ka bere te ditur se Dinamo ka shfaqur interes per Mario Gjolaj. Bëhet fjalë për një sulmues krahu i cili është 22 vjeç dhe luan ne krahun e majtë.
Për momentin mund të konsiderohet një opsion për blutë dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në vazhdim. Sipas shtypit malazez, ka pasur kontakte mes palëve, por bisedimet janë në fazën fillestare.
Duke parë pozicionin e Gjolajt, mund të jetë një alternativë e mirë për kryeqytetasit, pasi në atë rol luan vetëm Lorenco Vila. Denison dhe Tusha janë larguar nga Dinamo dhe për sezonin e ardhshëm duhej dhe një tjetër lojtar për linjën e majtë të sulmit.