Arsenali mori një humbje turpëruese në shtëpi përballë Brajtonit me rezultatin 0-3, gjë që afron akoma dhe më shumë Mançester Sitin me titullin kampion.

Kjo e fundit nuk gaboi përballë Evertonit këtë fundjavë në transfertë duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.

Gjithashtu “qytetarët” janë edhe një ndeshje më pak se “topçinjtë” e Artetës, por kryesojnë me 4 pikë diferencë.

Me tre javë nga fundi për Mançester Sitin, Guardiolës i duhet vetëm një fitore për t’u shpallur kampion për të tretin vit radhazi në Angli dhe për herë të pestë në gjashtë vitet e fundit.