Darmshtadi i Klaus Gjasulës, bëhet skuadra e parë që bie matematikisht nga elita e futbollit gjerman. Humbja 0-1 ndaj Heidenheim këtë të dielë, takim i javës së 31-të të Bundesliga, i kushtoi shumë skuadrës së Gjasulës duke prerë zyrtarisht “biletën” për Bundesligën 2.

Aventura në elitën e futbollit gjerman zgjati vetëm 1 sezon, teksa Darmshtadt do të rikthehet andej nga erdhi. Ndërsa kanë mbetur edhe tre javë kampionat, Darmstadt ka 11 pikë më pak se Mainc, skuadra e vendit të 16-të, që do ketë në fund të sezonit edhe një mundësi për të mbijetuar.

Vlen të theksohet se kontrata e Gjasulës me Darmstadt-in skadon më 30 qershor dhe mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e mesfushorit “kuqezi” pas kësaj vere.

Për sa i përket duelit të sotëm, Gjasula nuk ishte i disponueshëm për shkak të një dëmtimi në ndeshjen parardhëse.