Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDitmar Bicaj i larguari i parë nga Vllaznia. Firmos me Flamurtarin

Ditmar Bicaj i larguari i parë nga Vllaznia. Firmos me Flamurtarin

Mbrojtësi lezhjan Ditmar Bicaj është zyrtarisht futbollisti i parë që largohet nga Vllaznia. Ai madje, që nga mesdita e sotme është bërë edhe pjesë e një ekipi tjetër, pikërisht e Flamurtarit të Vlorës. Shtatëlartit të mbrojtjes i kishte përfunduar kontrata në Shkodër dhe duket se nuk e ka parë të arsyeshme të ulet e të bisedojë me drejtuesit kuqeblu për mundësinë e firmosjes së një kontrate të re, ndonëse ka qenë një ndër më të paguarit për ta në sezonin e fundit.

Ai u konsiderua në fakt një nga blerjet e goditura të stafit shkodran megjithatë paraqitjet e këtij mbrojtësi në jo pak raste (jo vetëm të atij por edhe të lojtarëve të tjerë të mbrojtjes) kanë lënë shumë për të dëshiruar. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse drejtuesit e Vllaznisë nuk tentuan të ulen e të bisedojnë për të parë mundësinë e rinovimit të kontratës. Megjithatë tashmë nuk ka më kohë, sepse Bicaj zyrtarisht është pjesë e Flamurtarit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments