Pas Eni Imamit, nje tjeter futbollist largohet nga Vllaznia. Behet fjale per sulmuesin Haris Dilaver. Atij i ka perfunduar kontrata me kuqeblute me te mbaruar edhe aventura europiane dhe si rrjedhoje, palet nuk kane qene te mendimit per te vazhduar bashkepunimin.

Lajmi per largimin nga Shkodra e ka dhene vete sulmuesi boshnjak permes nje statusi te publikuar mbremjen e sotme ne rrjetet sociale ku ai shkruan:

“Ishte ndeshja ime e fundit në Vllaznia, sezoni ishte i mrekullueshëm! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, do të kujtoj kthimin e trofeut në Shkodër pas shumë vitesh! Faleminderit shumë!”

Ne fakt largimi i ketij lojtari kishte dite qe flitej dhe per me teper, me ardhjen e sulmuesit kroat Aralica, u be fakt i kryer.

Pritshmerite sidomos te tifozeve kane qene me te medha per kete sulmues dhe si rrjedhoje shume prej tyre kane qene te mendimit se ai nuk duhej te ishte me pjese e skuadres. Ne te njejtin konkluzion kane dale mesa duket edhe drejtuesit dhe si rrjedhoje, me Dilaver nuk eshte firmosur ndonje kontrate e re.

Si rrjedhoje 31 vjecari sot eshte larguar drejt vendit te tij, por kuptohet me pershtypjet me te mira per qendrimin nje vit ne Shkoder ku dhe fitoi trofeun e Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/