Pas hedhjes së shortit të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do të përballet me Laçin në një ndeshje spektakolare duke parë ecurinë e dy ekipeve në këtë sezon. Për këtë sfidë ka folur drejtori sportiv Matko Djarmati i cili ka analizuar këtë sfidë:

Laçi – “Laçi është një ndër ekipet më të mira në dekadën e fundit në Kupë. Nëse dëshiron të fitosh një trofe duhet të mundësh ekipet më të mirë në Shqipëri.

Është një ndeshje Kupe jo ndeshje kampionati. Finalja e Kupës është kur mbaron kampionati, pas dy javësh mendojmë për Laçin tani mendojmë për Partizanin. ”

Partizani – “Ndaj Partizanit na pret një ndeshje shumë e vështirë një konkurrent direkt për titullin kampion. Kemi një kontingjent 25 lojtarë absolutisht janë të sigurt që cilido që të luajë do të japë 100% e tyre.

Pas kësaj periudhe të vështirë për ne, ishte një 2 javësh shumë i mirë për ne dhe jemi përgatitur për këtë ndeshje.”