Djelmnia Shkodrane U-17 eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive Shtoj ndaj ekipit Internacional Tirana. Ne fund te 90 minutave, vendasit kane humbur me rezultatin 3-4, fale nje permbysje te Internacional Tiranes ne pjesen e dyte.

Duhet thene se ka qene nje pjese e dyte jo e mire per ekipin e drejtuar nga trajneri Valdano Nimani, nderkohe, qe pjesa e pare ka qene shume e mire per ta.

Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 9-te, kur Vitaj do te shenonte golin e pare, ndersa me pas do te shenonin edhe Hysaj dhe Docaj, perkatesisht ne minutat 20’ dhe 35’.

Poashtu, ne pjesen e pare Guci per Internacional Tiranen, do te shenonte nje gol ne minuten e 25-te. Ne kete menyre, pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 3-1 per Djelmnine Shkodrane U-17.

Megjithate, ne pjesen e dyte ka ndodhur ajo qe nuk pritej. Internacional Tirana ka permbysur rezultatin ne 3-4, me ane te golave te Gucit me penallti, Bushatit dhe Hyses, duke i shkaktuar keshtu humbjen ekipit shkodran.

Me kete humbje, Djelmnia Shkodrane U-17 renditet ne vendin e parafundit ne tabelen e klasifikimit, me 11 pike. /Maringlen ZHIVANI/

Djelmnia Shkodrane U-17-Internacional Tirana 3-4

Golat: Vitaj 9’, Hysaj 20’, Docaj 35’ / Guci 25’, (pen) 54’, Bushati 82’, Hysa 84’