Vllaznia U-15 nuk ka arritur dot te fitoje ndeshjen e rradhes te kampionatit, ate te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj ekipit te Partizanit.

Ne fund te ketij takimi, eshte vulosur rezultati i barabarte 4-4. Te kuqte e kryeqytetit kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Jace, ne minuten e 18-te.

Partizani U-15 ka bere nje ndeshje te mire, por edhe Vllaznia U-15 eshte paraqitur ne menyre dinjitoze ne fushen e lojes dhe per rrjedhoje, shkodranet kane arritur te barazojne shifrat me ane te futbollistit Smakaj, ne minuten e 35-te.

Pjesa e pare do te mbyllej ne barazim ne shifra te barabarta 1-1. Ne pjesen e dyte, do te shenoheshin edhe gjashte gola te tjere, teksa pas golit te Vllaznise, ne minuten e 48-te, me ane te Spahijes, kane shenuar miqte e Partizanit menjehere pas dy minutash ne te 50-ten, me ane te futbollistit Prenga.

Nderkohe, Partizani do te shenonte serish me ane te golit te Qamilit, ne minuten e 61-te. Ne minuten e 65-te, Vllaznia U-15 do te barazonte serish shifrat me penallti, me ane te Smakajt, por menjehere pas dy minutash, ne te 67-ten, perseri Partizani U-15 shenon me Myzeqarin.

Megjithate, ka ardhur menjehere reagimi i kuqebluve pas 14 minutash, te cilet me ane te Ivzikut kane barazuar perseri rezultatin, ne minuten e 81-te.

Ne ato pak minuta te mbetura deri ne fund te takimit, ka patur perpjekje nga te dy ekipet, por nuk ka patur gol tjeter dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur ne barazim 4-4.

Ne kete ndeshje, Vllaznia U-15 ka hedhur ne fushe kete formacion te perbere nga: Mehmeti, Bizi, Gurraj, Prendi, Spahija, Ivziku, Smakaj, Kraja, Meta, Dashi dhe Volumi, nderkohe qe ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Lilo, Bushati, Kthupi dhe Fusha.

Pas ketij barazimi, ekipi i Vllaznise U-15 eshte ngjitur ne kuoten e 35 pikeve, duke u renditur ne vendin e trete ne tabelen e klasifikimit. Ky kampionat per Vllaznia U-15 ka qene kryesisht pozitiv dhe ne 26 ndeshje te luajtura, ka marre 35 pike. Poashtu duhet thene se, perberja e Vllaznia U-15 premton shume per te ardhmen. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia U-15-Partizani 4-4

Golat: Smakaj 35’, (pen) 65’, Spahija 48’, Ivziku 81’ / Jace 18’, Prenga 50’, Qamili 61’, Myzeqari 67’