Basania U-15 ka pesuar nje tjeter humbje te thelle, 7-1 kunder Akademise se Futbollit. Pjesa e pare u fitua nga kryeqytetasit 4-0, te cilet shenuan kater gola ne harkun e 21-minutave me ane te Rifes ne te 11-ten, Becit ne te 12-ten, Marqeshi ne te 27-ten dhe Kaptines me penallti, ne te 32-ten.

Pjesa e dyte eshte serish e keqe per Basanian U-15. Ne fillim te pjeses se dyte, me konkretisht ne te 51-ten, Shurbani shkurton shifrat me nje penallti. Megjithate, brenda 21 minutash, kemi edhe tre gola te pesuar per Basanian U-15, Beci ne te 57-ten, Vogli ne te 66-ten dhe Beci ne te 78-ten.

Deri ne fund, nuk do te kemi gola te shenuar ne portat rrespektive, teksa e gjithe ndeshja do te mbyllet 7-1 ne favor te Akademise se Futbollit.

Gjate ketij sezoni, Basania U-15 nuk ka dhene sinjale te mira. Humbja me Akademine e Futbollit ishte e 18-ta ne 26 ndeshje te zhvilluara, me 7 fitore dhe nje barazim, teksa golat e pesuar arriten kuoten 79 kundrejt 33 te realizuarve.

Keshtu, pas kesaj humbje, Basania U-15 renditet ne vendin e tete ne tabelen e klasifikimit me 18 pike.

Maringlen ZHIVANI