Terbuni ka humbur mundesine e arte per t’u ngjitur ne Superiore. Pukjanet u eleminuan ne ndeshjen e pare te play-off nga Apolonia. Vendasit triumfuan me rezultatin 1-0 ne Fier.

Fatin e kesaj ndeshje e ka vendosur nje 11-metersh i shnderruar ne gol nga futbollisti Krasniqi qe ne pjesen e pare. Me pas, te dy ekipet kane patur raste shenimi, por nuk ia kane dale te shenojne.

Ne kete menyre, gjithçka u mbyll me fitoren 1-0 te Apolonise, skuader e cila ne fakt kalonte me tej edhe me barazim, sipas rregullores se Federates Shqiptare te Futbollit.

Nga ana tjeter, Terbuni do te vijoje serish ne Kategorine e Pare edhe vitin tjeter. Kete vit, pukjanet e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri, bene nje ecuri te mire, teksa padyshim meriten kryesore e tekniku shkodran.
Maringlen ZHIVANI