Dalja me karton te kuq ne ndeshjen e sotme ndaj Tiranes, do t’i kushtoje kapitenit Gurishta mungesen ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Egnatias.

Nje mungese kjo e rendesishme kur ke parasysh qe skuadra po shfaq dobesi ne shume drejtime dhe tashme edhe me mungesa, problemet shtohen edhe me shume.

Shumekush mendon qe kapiteni duhej ta eliminonte marrjen e atij kartoni te kuq ne ndeshjen e sotme, por veprimi i tij erdhi per te penguar Seferin per shenimin e golit te katert qe do te mbyllte ndeshjen.

Perpos tij, sot jane ndeshkuar me kartona te verdhe edhe Adili e Mustedanagic, por per asnjerin nuk eshte problem sepse do te munden te luajne ne sfiden ndaj rrogozhinave.

Tashme jane bere plot 5 futbolliste me nga 3 kartona te verdhe e pikerisht Zogovic, Adili, A.Hoxhaj, Latifi e Çoba dhe nese ndeshkohen edhe ne ndeshjen e rradhes, atehere do te mungonin ne sfiden e fundit te kampionatit, ate ndaj Kastrioti./SHKODRA-SPORT.COM/