Superliga shqiptare zhvilloi dje javën e 34, në ndeshjet e së cilës u shënuan 12 golat, me skuadrat pretendente që ia dolën të dilnin me tri pikë. Dështim për Vllazninë në kryeqytet, që humbi 3-1 nga kampionët e Tiranës.

Tanimë e gjithë vëmendja është javën që vjen dhe konkretisht të shtunë në 21 maj. Të gjitha duelet do luhen në një orar, me FSHF që ka parashikuar se ora 17:00 do jetë ajo kur do nisin duelet.

Me dy vendet e para të siguruara dhe skuadrat që rrëzohen nga Superliga të mësuara, tanimë në lojë qëndron Europa. Partizani, Vllaznia, Kukësi dhe deri diku Teuta janë në garë për vendin e tretë.

Java e 35-të:

E shtune 21 maj 2022, ora 17.00

Vllaznia- Egnatia

Kukesi- Skenderbeu

Partizani- Kastrioti

Teuta- Laçi

Dinamo- Tirana