Murlani U-19 ka marre nje barazim ne ndeshjen e play-off te kesaj grupmoshe, teksa ka barazuar 0-0, ne ndeshjen e luajtur ne Kompleksin Internacional Tirana pasditen e djeshme ndaj ekipit te Kukesit.

Ne ndeshjen e djeshme te Murlanit, duhet thene se pavaresisht perpjekjeve te ekipit shkodran per te shenuar, nuk ia doli dot dhe ne fund te 90-minutave, u fiksua rezultati i barabarte 0-0.

Pas ketij barazimi, Murlani U-19 pozicionohet ne vendin e katert me 1 pike, ne renditjen prej 6 ekipeve, teksa ai ekip qe do te siguroje piket me te plota ne pese ndeshje, arrin te ngjitet ne Kategorine Superiore te kesaj grupmoshe.

Kuptohet qe eshte ende edhe shume rruge perpara sepse do te luhen edhe kater jave te tjera dhe Murlani ka shpresa per te qene ne fund te sezonit ne Superlige. Per kete arsye, ne ndeshjet e ardhshme sigurisht qe do t’i duhet te kerkoje medoemos fitoren.
Maringlen ZHIVANI