Historia e boksit ne Shkoder padyshim qe eshte e arte per periudhen pas rilindjes se tij dhe ne sukseset e shumta te arritura, kane patur kontributin e tyre nje numer i madh personazh. Njeri prej tyre qe ka luajtur nje rol te rendesishem, mbi te gjitha per dokumentimin e tyre ka qene edhe Liman Kulla.

Po ndalemi sot tek kjo figure sepse kjo dite perkon me 84 vjetorin e lindjes se tij dhe padyshim qe ky eshte momenti me i mire per ta kujtuar dhe nderuar profesor Limanin.

Ai ka lindur ne Shkoder me 7 nentor 1938 dhe ne moshen 16 vjeçare do te nise te merrej me pasionin e tij te madh- boksin. Pikerisht ne vitin 1954 dote zhvillonte ndeshjen e tij te pare ne ringun e improvizuar ne stadiumin “Vojo Kushi”.

Do te vazhdonte te merrej me kete sport edhe per disa vite te tjera duke qene nder me te suksesshmit ne vend, teksa punon fort çdo dite ne stervitje nen drejtimin e trajnerit Shyqyri Halili.

Deri ne vitin 1956 do te perfaqesonte Vllaznine dhe me pas do te kalonte tek Partizani. Pas rifillimit te boksit ne vendin tone, ai sebashku me disa veterane te tjere te boksit, do te ishin inisiatoret e ringritjes se ketij sporti ne Shkoder.

Do te ndihmonte ne trajnimin e trajnereve dhe sportisteve te ndryshem per vite me rradhe nderkohe qe per shume vite me rradhe ka qene edhe anetar i kryesise se Federates Shqiptare te Boksit duke dhene nje kontribut shume te madh ne rritjen e nivelit te ketij sporti.

Liman Kulla ka dhene nje kontribut te madh edhe ne shkrimin e historise se sportit te boksit duke evidentuar ashtu si duhet sportistet dhe trajneret e njohur qe kane ndihmuar per te shkruar emrin e arte ne kete sport burreror.

Ai eshte ndare nga jeta me 24 dhjetor 2019 ne moshen 81 vjeçare duke lene pas shume kujtime dhe kjo padyshim qe eshte diçka fantastike sepse sporti i boksit eshte ne Shkoder ky qe eshte, edhe prej kontributit te Liman Kulles.
Gjergj KOLA