Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“Do ishte më keq nëse do të shkonte tek Juvja”, Materaci: Murinjo...

“Do ishte më keq nëse do të shkonte tek Juvja”, Materaci: Murinjo do të bëjë gjithçka për të mundur… Interin

Ish-mbrojtësi i Interit, Marko Materaci gjeti rastin dhe komentoi lëvizjen e fundit të Zhoze Murinjos duke u emëruar si trajner i Romës.

Mbrojtësi italian fitoi tripletën me Murinjon si trajner në krye të ekipit, teksa u shpreh se zgjedhja e Murinjos për të shkuar drejt Romë ishte më mirë se të shkonte drejt Juves.

“Unë do të isha më i befasuar nëse ai do të kishte zgjedhur Juven. Sigurisht për interistët nëse do të kishte zgjedhur Juven ose Milanin do të ishte më keq. Kështu që unë mendoj se ata do ta kuptojnë për gjithë vitet e kaluara me Interin. Dy vjet më parë ai do të ishte kthyer në këmbë.

Ai do të dëgjojë gjithë jetën e tij Roma-Juve, sepse tifozët e Romës ju bëjnë ta përjetoni këtë sfidë. Për të fituar kundër Interit, Murinjo do të bëjë gjithçka dhe do të kënaqet shumë nëse do t’i mundë”, u shpreh Materaci.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments