Vllaznia ka mundur Kukësin në ndeshjen e javës së 20 të Superiores me shifrat 2-0, duke siguruar një fitore shumë të rëndësishme për renditjen. Pas sfidës foli edhe autori i golit të parë Herald Marku.
“Mënyra se si u futa në fushë, ishte për të krosuar por krosova më shumë se sa duhet (qesh). Jemi të lumtur për këtë fitore pasi vjen pas dy humbjeve, kishim nevojë për këtë kthesë pasi na pret një ndeshje e vështirë me Tiranën dhe këto ditë të stërvitemi në harmoni. Jam i lumtur për golin, por unë synoj paraqitjet pozitive.
Edhe kur s’jam në formacion përpiqem të punoj shumë për të merituar vendin e titullarit. Kur ndodh që të humbasim 2 ndeshje ne dimë të reagojmë dhe të fitojmë, kemi një frymë pozitive në grup dhe do kemi kohë ta përgatisim më mirë si sfidë atë ndaj Tiranës.
Nuk e kam pritur që Balaj të jetë kaq shtyes dhe motivues për ne, ai na këshillon pasi ka një karrierë të madhe duke qenë se vjen nga një kampionat jashtë, ai është shumë i etur për fitore. Unë më mirë luaj majtas ose djathtas dhe aty jap më të mirën time”, u shpreh Marku gjatë një pronocimi për “Oversport”.