Victor Da Silva i ka befasuar të gjithë dhe është shfaqur sot në Shkodër. Braziliani që më shumë ka spikatur në infermieri se sa në fushën e blertë, duket se nuk ka gjetur zgjidhje në Tiranë.
Është fizioterapisti i skuadrës së Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja që ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet pikërisht me sulmuesin e njohur. “Me futbollistin e Partizanit, Victor Da Silva”, shkruan Haxhaja në Instagramin e vet.
Pritet me interes të shihet nëse Da Silva do të jetë gati në vitin e ri kalendarik për të kuqtë apo do të vijojë me të njëjtin pretendim, probleme fizike.
Megjithate vizita e sotme e brazilianit Da Silva ne Shkoder nuk eshte pritur mire nga tifozet kuqeblu te cilet nuk e konsiderojne normale nje gje te tille nga pjestare te stafit mjekesor te Vllaznise per nje futbollist te ekipit kundershtar.