Pasditen e sotme ne Peje te Koosves do te zhvillohet turneu i boksit në Pejë do të organizohet turneu madhështor i boksit “Kosovo Fight Night”, ku në këtë mbrëmje do të ketë boks profesionist dhe boks amator, përfshirë edhe një duel të boksit për femra. Në këtë turne boksi, do të ndeshen edhe dy boksierët e njohur shkodranë, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi.

Por nderkohe “Shkodra Sport” meson se nje nga ndeshjet me te bukura te ketij turneu, ajo e boksierit Nelson Hysa me kratin Marko Vuçeviç, nuk do te zhvillohet dhe padyshim qe kjo nuk eshte diçka e mire.

Arsyeja e deshtimit te kesaj ndeshje, mesohet te jete dalja pozitiv me covid e boksierit kroat dhe si rrjedhoje nuk ka udhetuar drejt Kosoves duke e merzitur se tepermi boksierin shkodran qe priste fitoren e rradhes ne boksin profesionist.

Për Hysën, kjo do të ishte ndeshja e gjashtë rradhazi në boksin profesionist, teksa në pesë të parat ka realizuar vetëm fitore. Tashme i duhet te prese janarin per sfiden e rradhes ku nderkohe ende nuk dihet se me ke do te ndeshet.

Nga ana tjetër, boksieri Arjon Kajoshi do të ketë përballë tij sonte një boksier hungarez, ndeshje e cila sipas kalendarit do të jetë e shtata në rradhë. Ai sigurisht qe do te synoje fitoren sepse gezon nje forme shume te mire sportive./SHKODRA-SPORT.COM/