Friday, January 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDopietë për çmimin e lojtarit më të mirë, Ansu Fatti nuk merr...

Dopietë për çmimin e lojtarit më të mirë, Ansu Fatti nuk merr dot trofeun për një arsye banale

Ansu Fatti është padyshim me shumë fat që në moshën 17 vjeçare luan titullar te Barcelona.

Djaloshi I Artë siç quhet në Spanjë mbase do ishte më I lumtur nëse do mbushte moshën madhore, pasi pas dopietës së djeshme nuk ia ka dalë të tërheqë trofeun e lojtarit më të mirë.

Në Spanjë nuk mundën t’ia japin lojtarit trofeun pas fitores që Barcelona mori 4-0 me Villareal, pasi djaloshi është nën moshë dhe kjo përbën shkelje.

Një arsye banale dhe e pakuptimtë që I mohon djaloshit të shijonte suksesin e merituar./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments