Pas 22 titujsh kampione ne keto 27 vite, Vllaznia e boksit “ngre duart lart”. Ne kampionatin kombetar te ketij viti, garat e te cilit zhvillohen pas pak ditesh ne Tirane, per here te pare ndoshta gjate gjithe ketyre viteve, ekipi shkodran nuk do te synoje titullin kampion.

Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete trajneri Zef Gjoni i cili ne nje prononcim te dhene per mediat, ka shpjeguar edhe arsyet pse do te ndodhe keshtu.

“Jemi ne pergatitjet e fundit per kampionatin por ne fakt atmosfera ne ekipin tone nuk eshte ashtu siç duhet te jete. Per here te pare ndoshta pas gjithe ketyre dy diteve, objektivi i Vllaznise nuk eshte vendi i pare, por i dyti!!! Themi keshtu sepse me rregulloren e re te Federates Boterore te Boksit, tashme boksieret qe bejne boks profesionist, mund te marrin pjese edhe ne boksin amamtor dhe ne kete kontekst, me i favorizuar ne vendin tone eshte ekipi i Tiranes.

Ai ka 4 sprotiste qe bejne boks profesionist ne Itali dhe do te vijne per te konkurruar per Tiranen dhe ne keto kushte te pabarabarta, sigurisht qe nuk mund te pretendojme me shume. Nuk kam deshire te mendoj keshtu por jam i detyruar. Vllaznine e kane harruar te gjithe. Klubi Vllaznia dhe drejtori i saj nuk duan t’ia dine a ka boks dhe mesa duket duan ta shkaterrojne, ashtu siç kane bere edhe me shume sporte te tjera te cilet renditen ne vendet e dyta dhe te treta.

Nuk ka asnje interes, vetem Kujtim Shaba vjen nganjehere per te na vizituar ne stervitje dhe askush tjeter nga klubi. Une kurrsesi nuk do doja te pranoja vendin e dyte, por kete here jemi te detyruar. Madje, mund te perfundonim ndoshta edhe ne te tretin nese nuk do te ishte firma “AlbTiefbau” per te na ndihmuar”- ka thene ai.

I pyetur nderkohe per vazhdimesine, trajneri Gjoni jep edhe nje “ultimatum” tjeter kur deklaron: “Nese gjerat nuk ndryshojne, vitin e ardhshem mund te mos marrim pjese me pjese nen siglen e Vllaznise. Kemi disa oferta te tjera dhe ndoshta mund t’i marrim ne shqyrtim”.
www.shkodrasport.com