Volejbolli i Vllaznisë tek femrat duket se këtë sezon do ketë pretendime serioze. Zëvendës trajneri i vajzave, Dorian Tafa ka folur pikërisht për prag sezonin e ri, ku tregon për afrimet dhe objektivat e skuadrës. Po ashtu ai shpreh kënaqësi që po bashkëpunon me një legjendë të rrejtës si Besnik Lisha.

Tafa u shpreh:”Jemi në prag të sezonit të ri dhe kemi objektiva me të vërtetë seriozë. Kemi afruar 3 lojtare të huaja, dy bjelloruse dhe 1 ruse. Dhe kjo tregon për ambiciet që ka ekipi që po mbështetet në mënyrë maksimale nga presidenti.

Di të them se skuadra jonë është më e mirë paguara e kampionatit, kjo përsa i përket lojtareve shqiptare. E po ashtu me të huajat tashmë.

Ka vajza që janë larguar, por ne i kemi zëvendësuar besoj në mënyrën më të mirë dhe me elementë po ashtu cilësor. Kemi pretendime në këtë edicion. Ku dua të shtoj që jam shumë i kënaqur që po bashkëpunoj me një trajner si Besnik Lisha.

Një legjendë e volejbollit që la Amerikën për tu kthyer në Shkodër. Dhe për të kontribuar për qytetin dhe skuadrën e tij të zemrës e besoj se është diçka me të vërtetë e veçantë”.

Endri ÇINARI