Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit ishte planifikuar të luhet të dielën e 18 shtatorit, por mësohet se së fundmi FSHF-ja dhe transmetuesi i ndeshjes kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen me një ditë, duke e planifikuar për ditën e hënë më datë 19, duke nisur nga ora 15:00 në “Kukës Arena”.

Nga sa mësohet, arsyeja e kësaj shtyrjeje është mjaft e veçantë.Kapiteni i verilindorëve, Gjelbrim Taipi martohet të dielën dhe drejtuesit kanë kërkuar që bashkë me lojtarët të jenë të pranishëm në banket.

Kërkesa e tyre është miratuar. Dhe ne fakt kjo hyn ne çudirat shqiptare sepse asnjehere nuk mund te ndryshosh daten e nje ndeshje, per nje arsye kaq banale sepse kjo nuk eshte aspak serioze.

Jane jo te paktat rastet e meparshme kur futbollistet jane martuar dhe ceremonite jane zhvilluar pa dhenderrin i cili ka qene ne ndeshje dhe rasti me qe e permendin te gjithe eshte ai i Ramazan Rragamit i cili diten e dasmes ka luajtur me Vllaznine jashte Shkodres, nderkohe qe ne shtepine e tij behej dasma.