Vejlko Dovedan, trajneri i Bylisit, ishte i pakënaqur me atë që pa në fushën e lojës jo vetëm sa i përket eliminimit, por edhe paraqitjes ndaj Tiranës. Ai akuzoi në “SuperSport” lojtarët e tij për mungesë serioziteti.

“Ne kishim dy shanse të pastra dhe nuk i bëmë gola. Nga ana tjëtër Tirana nuk ka pasur asnjë shans për të shënuar gol dhe ka shënuar dy gola. Kjo tregon se nuk jemi skuadër serioze, kur skuadra pëson ata gola aq të thjeshtë, nuk të hjepet shansi për të shkuar në finale.

Jemi mundur e nuk kemi shkuar në finale pro tani duhet të mendojmë për lojtarët që duhet të marrim vitin e ardhshëm, se nuk jemi një skuadër serioze.

Me këta lojtarë që kanë luajtur sot, Bylis nuk ishte skuadër serioze sot. Pësuam dy gola të papritur, portieri nuk e priti topin”, tha Dovedan. /vipsport.