Trajneri i Bylisit Veljko Dovedan tha shumë pak fjalë pas humbjes 4-3 të skuadrës së tij ndaj Skënderbeut. Për emisionin “Gol pas goli” të “Supersport”, tekniku boshnjak u shpreh i pakënaqur me gjykimin e sfidës, ndërsa nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës.

“E kam me gjykimin. Nuk kam gjë tjetër.

Bëmë maksimumin, ju e patë dhe vete. Kaq mund të bënim.

Është normale që do mendova se do ta fitonim kur rezultati shkoi 3-3.

E ka fajin dhe fusha. Mbrojtja ishte shumë keq. S’di çfarë të them”, përfundoi Dovedan.