Kukësi ka mundur të fitojë me përmbysje ndaj Egnatias me rezultatin 1-2.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, pasi në minutën e 34-të Fernando shënoi me anë të një penalltie.

Në pjesën e dytë, në minutën e 70-të, Ndreca kryen një goditje të fortë dhe topi devijohet nga lojtari i Egnatias duke i ndryshuar trajektoren topit dhe kështu vjen edhe baraspesha e rezultatit.

Kukësi ishte në përpjekje për të bërë mrekullinë dhe kështu ndodhi. Në minutën e 87-të, Delimedjac ishte autori i golit të përmbysjes së rezultatit. Kukësi del nga Rrogozhina me tre pikë me vlerë.

Pas këtij rezultati, Egnatia ndodhet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e parafundit, pra të nëntë me kuotën e 19 pikëve.