Ka përfunduar Tirana 1-1 Vllaznia. Ndeshja klasike mes dy skuadrave është mbyllur në paqe, me bardheblutë që nuk kanë rezistuar edhe 10 minuta, teksa janë barazuar në fund nga Imeri. Tension, kartona dhe një lojë me raste ka shoqëruar 90 minutat e “Selmas Stërmasit”.

Për Gol pas Goli, trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdaric ka deklaruar:

I kënaqur me barazimin?

Jam I përqëndruar në lojën e përgjithshme. Kishim raste të mira dhe skuadra luajti mirë.


7 pikë diferencë nga vendi I dytë, do tentojë Vllaznia të afrojë lojtarë ?

Për ne shtatë pikë nuk janë pak, e them gjithmonë që duhet të vijojmë me këto ritme dhe të mbajmë diferencën.

Raste të shpërdoruar dhe 10-15 minuta jo të mira …

Në futboll kur ke shanse duhet të jesh përpara dhe këtë bëmë. E rëndësishme është që loja ka mbetur e mirë për ekipin. Duhet të jemi më konkret.

Lojtarët e afruar në merkato?

Nuk e mbaj mendjen te ardhmja, jam I kënaqur me këtë që kam tani. Do kemi kohë të flasim për ato që vijnë.