Veljko Dovedan er dhi në Ballsh tri vite më parë dhe tashmë ka realizuar disa objektiva. Nuk ka ndodhur më parë në elitën e futbollit shqiptar që një trajner i huaj të ketë qëndruar kaq gjatë me një ekip, pasi 66-vjeçari po mbyll sezonin e tretë radhazi në krye të Bylisit.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ai ka folur edhe per gjendjen aktuale te Bylisit por edhe per te ardhmen e tij.
Si e shikoni Bylisin në raport me ekipet e tjera, ku edhe konkurrenca është e madhe?
Konkurrenca nuk më tremb aspak, e bën më të bukur garën, si dhe i jep cilësi jo vetëm futbollit, por edhe jetës. Kur ka rivalitet, ka cilësi, progres. Unë kështu e gjykoj. Nuk më tremb asnjë ekip. A nuk ishte Bylisi vjet që fitonte në Shkodër, Korçë, Vlorë dhe merrte pikë në çdo fushë? Edhe këtë sezon, ne luajmë futboll të bukur. E panë të gjithë në ndeshjen me Teutën. Në raport me 4-5 ekipe, jemi më mirë, si grup lojtarësh, qoftë në 11-she, qoftë në stol.
A keni pasur oferta për të marrë drejtimin e ndonjë klubi tjetër?
Unë jam trajner i Bylisit, kështu që derisa jam këtu, s’kam pse të them asgjë më shumë.
Në sezonin e ardhshëm do t’ju shikojmë sërish në Ballsh?
Momentalisht mendoj vetëm për ndeshjen me Vllazninë, të shkojmë aty të luajmë futboll. Shkodra ka një nga fushat më të mira, luhet futboll shumë bukur dhe është shumë herët të flasim për të ardhmen time. E rëndësishme është të realizojmë misionin që kemi këtë sezon te Bylisi. Ka kohë për të tjerat, që për momentin nuk kanë shumë rëndësi.